Shqiptari në Australi gjen një çantë me para dhe ja dorëzon pronares

Gjesti human i një shqiptari që jeton në Australi ka bërë bujë në mediat e vendit.

Një grua aksidentalisht ka harruar çantën e saj me 6250 dollarë në një tren.

Mësohet se gruaja pensioniste nga Sydney, En Huynh, kishte tërhequr më shumë se 6 mijë dollarë nga kursimet e saj

Në një moment konfuzioni, ajo la çantën e parave në tren.

Ajo kishte kursyer pensionin e saj për një vit për të paguar gurin e varrit të bashkëshortit të saj.

Për fatin e saj të mirë shqiptari Adem Gashi egjeti çantën dhe e bëri misionin e tij ta kthente atë.

Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë, transmeton Periskopi.

Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7.