Shqiptari që do i “rrëmbejë” titullin Ronaldos

Kur kanë mbetur edhe pak ditë për t’u mbyllur viti kalendarik i 2017-ës, Cristiano Ronaldo është kryegolëshënuesi më i mirë në të gjitha aktivitetet futbollistike që organizohet nga UEFA, me portugezin që u kurorëzua dje dhe nga revista prestigjoze franceze “France Football” me trofeun “Topi i Artë”.

Deri më tani Ronaldo ka arritur të shënojë 27 gola midis Champions-it dhe eleminatoreve te Kupës së Botës, ndërsa befasia më e madhe është vendi i dytë i cili mbahet nga një kosovar.

Halim Selmanaj është futbollsit i  cili aktivizohet në Kosovë me skuadrën e futsall të Liburnit.

25 vjeccari kosovar është autor i 21 golave në këtë vit kalendarik, me futbollistin që ka shënuar 12 herë në garën UEFA Futsal dhe 9 herë në kualifikueset e UEFA Futsal Euro 2018” -thuhet në njoftimin e UEFA-s./Ora News.tv/