Ballina Lajmet Kosovë Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Dhuna në familjet kosovare ka vazhduar edhe në 24 orët e fundit. Në Policisë e Kosovës vetëm brenda një dite janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, ndërsa gruaja në shumicën e raste është viktima.

Ky është raporti i Policisë për dhunën në familje:

Prishtinë 12.11.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 11.11.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se para dy jave është ndarë nga bashkëshorti i saj mashkull  kosovar pasi që kishin probleme të vazhdueshme mes vete si dhe kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, por nga frika nuk e ka raportuar rastin.

Obiliq, 12.11.2021 – 19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë, 12.11.2021- 20:20.  Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rast është duke u hetuar.

Pejë 12.11.2021 – 09:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 12.11.2021 – 20:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa  me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.