Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një telefonatë “pozitive” mbi Ukrainën me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
“Presidenti Trump ka përfunduar një telefonatë pozitive me presidentin Putin në lidhje me Ukrainën”, tha në rrjetet sociale zëdhënësja e Shtëpisë së Badhë, Karoline Leavitt.
Ajo nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me bisedën telefonike.
Biseda shënon telefonatën e dytë midis udhëheqësve brenda dy ditësh, pas diskutimit të tyre të mëparshëm para takimit të djeshëm në Florida midis Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.



