Përfaqësuesi i shtetit të Ilinois John Cabello prezantoi një plan për krijimin e një Fondi Strategjik Bitcoin si pjesë të thesarit.
Ilinois i është bashkuar listës së shteteve Amerikane të cilat po eksplorojnë idenë e krijimit të një rezerve kripto si pjesë e strategjive të tyre financiare.
Përfaqësuesi i shtetit të Ilinois John Cabello prezantoi një plan për krijimin e një Fondi Strategjik Bitcoin si pjesë të thesarit.
Nëse aprovohet, Thesari i Ilinois do të menaxhonte fondin me të gjitha depozitat Bitcoin të cilat do të mbahen për të paktën 5 vite përpara se të vendoset transferimi, shitja apo konvertimi i tyre në një monedhë tjetër.
Që kur presidenti Amerikan Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, numri i shteteve Amerikane që po propozojnë krijimin e një rezerve Bitcoin është shtuar ku të paktën 10 prej tyre po avancojnë me planin.
Propozimi HB1844 i jep shtetit të Ilinois të drejtën për të pranuar dhurata, grante dhe donacione në Bitcoin nga qytetarët por edhe entitetet shtetërore. Lajmet për krijimin e një rezerve Bitcoin u intensifikuan kësaj jave pasi Guvernatori i Bankës Qendrore Çeke propozoi blerjen e 7 miliardë dollarëve në Bitcoin.
Krahas Ilinois, edhe shtetet e Teksas, Indiana, Pensilvania, Oklahoma, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut kanë shtyrë përpara planin e krijimit të një rezerve Bitcoin.







