Shumë të vdekur nga rrëzimi i ures në Florida (Video)

Një urë këmbësorësh që shtrihej përgjatë një rruge në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në Miami u rrëzua sot, duke lënë të vdekur disa persona, sipas Patrolit të Autostradës në Florida, raporton ABC News.

Nga shembja e urës disa vetura u shkatërruan, në të cilat besohet se ka edhe viktima, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar

Ura 950 ton e cila ishte ndërtuar mbi Tamiami Trail, ende nuk ishte e hapur për këmbësorët.

Më poshtë mund ta shikoni videon e drejtpërdrejtë të Daily Mail nga vendi i ngjarjes.

” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]