Si e ‘tradhtoi’ Guardiola metodën e tij të punës vetëm për të mposhtur Liverpoolin

Manchester City ka shënuar fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni, duke e mundur Liverpoolin 2:1 në ‘Etihad Stadium’.

Me këtë fitore, Manchester City ka ripahur garën për titull në Premierligë, duke e ngushtuar në katër pikë diferencën me liderët e Liverpool.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ ishte e hapur me raste, me vendasit që gjatë gjithë kohës luanin lojën e tyre dhe kërkonin fitoren.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me gjyqtarin që vendosi të jepte pesë minuta lojë shtesë.

Në kohën shtesë të ndeshjes, Guardiola vendosi të hiqte dorë nga ‘metodat’ e tij të punës dhe lojës, duke e rikthyer skuadrën tërësisht në mbrojtje.

Si rrallë herë, mbrojtja e Manchester Cityt përbëhej nga gjashtë lojtarë, ndërsa Ederson, degazhonte topa të gjatë, për të larguar sa më larg portës së tij./Lajmi.net