Si mund të quhet hoxhë ai që hesht në mimber…

Burhan Fili

Si mund të quhet hoxhë ai që hesht në mimber,
kur nji popull i pafajshëm jeton në tmerr?

A ka llahtari ma të madhe sesa Gaza përjeton?
Ku deri toka, deti e qielli secili rënkon ….
E sikur s’ka ndodh asgja “hoxha ligjëron”….
A kshtu ruhet amaneti që Allahu i ka dhanë?
Prej tij s’kërkohet ma tepër sesa të drejtën me thanë…!

Çdo njeri në botë që ka ndërgjegje sado pak,
kurrë nuk ngurron me mbrojt atë që asht hak!

Por “hoxha “ që ka guximin në mimber me dalë,
le të ketë kurajo me i thanë dy fjalë.
Se përndryshe ai mimber mbi të cilin ai qëndron,
për mos mbajtjen e amanetit dëshmon’.

Burhan Fili