Disa të rinj më pyetën: Si ta bëjmë Ramazanin një mundësi për ndryshim drejt më të mirës?
U thashë: Çështja është e lehtë, por njëkohësisht kërkon përkushtim; mjafton që në çdo Ramazan që na vjen të mësohemi të heqim dorë nga një zakon i keq ose të fitojmë një zakon të mirë, dhe më e rëndësishmja është të qëndrojmë të palëkundur në këtë gjatë gjithë jetës.
Nëse secili prej nesh heq dorë nga pesë zakone të këqija dhe fiton pesë zakone të mira, kjo shpesh është e mjaftueshme që sjellja e tij të kalojë nga e keqe në të zakonshme, ose nga e zakonshme në të mirë.
Nga zakonet e këqija, për shembull: gënjeshtra, neglizhenca, përgojimi, vonimi i namazit nga koha e tij dhe zvarritja në dhënien e të drejtave…
Ndërsa nga zakonet e mira: leximi i një xhuzi nga Kurani çdo ditë, leximi për gjysmë ore çdo ditë nga një libër i dobishëm, shkuarja herët në xhami, ndërmarrja e iniciativave të mira dhe interesimi për miqtë…
Çfarë mendoni? A ka mes nesh ndonjë që ka vendosur të bëjë diçka nga këto?
Autor: Abdulkerim Bekkar
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com








