“Si të bëjmë diçka që nuk e ka bërë i Dërguari i Allahut?”
ishte gati të bëhej pengesë për mbledhjen e Mus-hafit (Kuranit të shkruar), dhe dita dites po behet parim që po pengon përgjigjen ndaj nevojave, ndryshimeve dhe interesave.
Ky parim është i pranishëm tek të gjithë:
• Si të bëjmë diçka që nuk e ka bërë imami?
• Si të bëjmë diçka që nuk e ka bërë shehu?
• Si të bëjmë diçka që nuk e ka bërë themeluesi?
• Si të bëjmë diçka që nuk e ka bërë udhëheqësi?
• Si të bëjmë diçka që nuk e ka bërë mentori?
Kështu, arsyeja ndalet tek ajo që kanë bërë të mëparshmit, pa u kuptuar arsyet pse nuk e kanë bërë, legjitimiteti i mosbërjes, dhe nëse mosveprimi i tyre është ende i vlefshëm për t’u ndjekur – sikur themeli i fesë të ishte të qëndruarit tek rrënojat që në fakt duhen kapërcyer.
Po të shikonim thellë në jurisprudencën e Umer ibn el-Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur me të), do të shihnim se ajo ishte jurisprudenca e veprimit sipas nevojës së re, e udhëhequr nga udhëzimi profetik, ku ai bëri gjëra që nuk i kishte bërë Profeti ﷺ, jo sepse Profeti nuk i dinte (larg qoftë! ai është udhëzuesi i udhëzuar), por sepse arsyet dhe rrethanat për ato veprime nuk kishin qenë të pranishme në kohën e tij. Urtësia është të veprosh në kohën e duhur, kur ka nevojë dhe përfitim.
Ndjekja e matur dhe risia e matur janë rruga për të ruajtur fenë dhe për të përmbushur nevojat jetike të njerëzve. Përndryshe, jemi mes:
• ndjekjes së verbër, që mbërthehet pas gjërave që duhej të ndryshonin,
• dhe risisë së devijuar, që shmanget nga gjërat që duhej të mbeteshin të pandryshuara.
Hoxhë Halil Avdulli









