E pyetën shkrimtarin Anis Mansur:
“Si t’i njohim vlerat e vërteta të njerëzve?”
Ai u përgjigj:
- Burri njihet kur gruaja e tij sëmuret.
- Gruaja njihet kur burri i saj varfërohet.
- Fëmijët njihen në pleqërinë e prindërve të tyre.
- Vëllezërit njihen kur vjen çështja e trashëgimisë.
- Të afërmit njihen në mërgim.
- Dashuria e vërtetë njihet kur mbaron interesi.
- Besimtari njihet kur sprovohet.
Vladimir Kera








