Si u bë që sulmuesi në klubin “Pulse” e kishte babanë informator të FBI-së?

Avokatët e Noor Salman, e cila akuzohet për bashkëpunim me autorin e sulmit në klubin “Pulse”, Omar Mateen, kërkojnë që klientja e tyre të mos përballet me akuzën e njëjtë.

Kjo vie pasi avokatët e Salman kanë vënë në duke se babai i Mateen ishte një informator i FBI-së, dhe ai është momentalisht nën hetime kriminale.

Sipas tyre, Seddique Mateen, dikur bashkëpunëtor i FBI-së, kishte bërë transfere të dyshimta të parave nëpër Afganistan, dokumete të cilat janë zbuluar në shtëpinë e tij në ditën e sulmit.

Ndërsa vet Seddique Mateen kishte thënë për CNN se ndjehej i shokuar pasi mësoi se djali i tij kishte qëlluar për vdekje 49 persona në një klub nate.