Ballina Artikuj Si u zbuluan vrasësit e babait të djalit që qante në xhami?

Si u zbuluan vrasësit e babait të djalit që qante në xhami?

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Një ditë,Udhëheqësi i Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Zoti qoftë i kënaqur me të), hyri në xhami dhe pa një djalë duke qarë me hidhërim. Një grup burrash u mblodhën rreth djalit, duke u përpjekur ta qetësonin. Kur Aliu e pa duke qarë, pyeti: “Çfarë ke, djalosh?”
🌴- Djali u përgjigj: “Zotëri im, këta burra që sheh i çoi në një udhëtim babai im. Babai im ishte i pasur dhe i mori me vete për tregti.
Ata u kthyen, por babai im jo. Kur i pyeta për të, thanë se kishte vdekur. I pyeta për pasurinë e tij dhe thanë se nuk la asgjë. Kur u ankova te gjykatësi, ai i bëri të betoheshin dhe ata e bënë, dhe i liroi.”
Aliu tha: “Unë do të gjykoj me një vendim që vetëm Davudi (paqja qoftë mbi të) e ka dhënë ndonjëherë.”
Pastaj i thirri të gjithë grupin së bashku, i shikoi në fytyrat e tyre dhe tha: “Më tregoni çfarë i bëtë babait të këtij djali.”
🌴- Të gjithë u përgjigjën njëzëri: “Ai vdiq.”
Ali r.a. i ndau ata veq e veq, duke e vendosur secilin burrë në një pjesë të ndryshme të xhamisë.
Pastaj thirri shkruesin e tij (Qaton) dhe tha: “Shkruajeni këtë.” Pastaj u tha njerëzve individualisht, secilit prej tyre; “Nëse më shihni duke thënë ‘Allahu Ekber’ (Zoti është më i Madhi), atëherë të gjithë e thoni me mua.”
Pastaj e thirri njërin nga të akuzuarit dhe i tha: “Më thuaj, në cilën ditë vdiq babai i djalit?”
Burri u përgjigj: “Në filan ditën, në filan muajin, në filan kohën.”
Aliu pyeti: “Dhe kush e lau xhenazen e tij?”
Burri u përgjigj: “Filani.”
🌴- Kur e pyeti për të gjitha këto, Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të), tha “Allahu Ekber”, dhe njerëzit e thanë me të siç i kishte udhëzuar ai. Burrat e tjerë që kishin mbetur, duke parë dhe dëgjuar tekbirin (duke thënë “Allahu Ekber”), u bënë dyshues dhe kishin dyshim se shoku i tyre kishte bërë një gabim në rrëfimin e tij.
Kështu që Aliu urdhëroi që burri që e kishte pyetur të burgosej. Pastaj thirri burrin tjetër dhe i tha: “Tash e di çfarë i keni bëre.”
👉- Burri u përgjigj menjëherë: “O Udhëheqës i Besimtarëve, unë isha vetëm një prej tyre dhe, për Zotin, e urreja vrasjen e tij.”
Burri më pas rrëfeu dhe pranoi atë që ai dhe shokët e tij i kishin bërë babait të djalit.
🌴- Kur i thirri një nga një, të gjithë rrëfyen vrasjen, duke besuar se shoku i tyre i parë kishte rrëfyer gabimisht, pasi kishte dëgjuar tekbirin (Allahu Ekber).
Kështu, e vërteta u zbulua përmes kësaj dredhie të zgjuar dhe Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të) i ndëshkoi kriminelët për aktin e tyre të shëmtuar, duke u hakmarrë kështu për hidhërimin e djalit për babanë e tij.

Prof. ass. dr. Musa Vila