Ballina Lajmet Sicili, në një shtëpi të përmbytur gjenden trupat e 9 viktimave

Sicili, në një shtëpi të përmbytur gjenden trupat e 9 viktimave

Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën në ishullin italian të Sicilisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale mëngjesin e sotëm njoftuan se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e nëntë të vdekurve në një shtëpi në Casteldacca, pranë Palermos.

Ekipet zjarrfikëse konfirmuan lajmin duke sqaruar së bëhet fjalë për prindërit dhe fëmijët e dy familjeve.

Sot në mëngjes është gjetur trupi i një viktime tjetër në qendër të qytetit Vicari.

Italia për disa ditë me radhë është duke u ballafaquar me stuhi dhe erëra të fuqishme, reshje të dendura dhe përmbytje, në të cilat javën e kaluar jetën e kanë humbur të paktën 15 persona.