Siri, në muajin gusht janë vrarë 772 civilë

Në raport u njoftua se numri i civilëve të cilët kanë humbur jetën në muajin gusht nga bombardimet dhe përleshjet është 772

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), njoftoi se në bombardimet dhe përleshjet në Siri gjatë muajit gusht, kanë humbur jetën 772 civilë ndërsa nga vdekja e civilëve më së shumti janë përgjegjës forcat e koalicionit të kryesuar nga SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR publikoi raportin mujor në lidhje me vdekjet e civilët të shkaktuara nga lufta.

Në raport u njoftua se numri i civilëve të cilët kanë humbur jetën në muajin gusht nga bombardimet dhe përleshjet është 772.

Sipas këtij raporti, vdekjen e 285 civilëve, prejt të cilëve 97 janë fëmijë ndërsa 58 gra e kanë shkaktuar forcat e koalicionit kryesuar nga SHBA.

Regjimi ka masakruar 27 civilë me torturë

Në raportin e SNHR, është theksuar se pavarësisht marrëveshjes për zona jokonfliktuale në mbarë vendin vazhdojnë vdekjet e civilëve.

Sipas kësaj, forcat e regjimit janë përgjegjës për vdekjen e 229 civilëve, 24 prej të cilëve fëmijë dhe 17 gra ndërsa 27 prej viktimave i ka masakruar me torturë.

Në raportin ku thuhet se SDG-ja e kryesuar nga organizata terroriste PKK/PYD ka vrarë 54 civilë, 10 prej të cilëve fëmijë dhe 7 gra, DEASH ka masakruar 102 civilë, prej të cilëve 22 fëmijë dhe 13 gra.

Në raportin e SNHR gjithashtu është potencuar se edhe grupi i quajtur Fethush Sham ka shkaktuar vdekjen e 5 civilëve, ndërsa gjatë përleshjeve të opozitarëve ushtarak me regjimin kanë humbur jetën 13 civilë.

Në sulmet e forcave ruse kanë humbur jetën 11 civilë, ndërsa nuk është identifikuar se kush ka shkaktuar vdekjen e 73 civilëve.

Në raport u potencua se në periudhën janar-gusht janë vrarë 7.203 civilë.