“Siria nuk është kërcënim, kërkohet heqja e sanksioneve”

Ahmed al-Sharaa

Ahmed al-Sharaa, udhëheqësi de fakto i Sirisë dhe lider i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka deklaruar se Siria është e shkatërruar nga lufta dhe nuk paraqet kërcënim për fqinjët ose Perëndimin.
Ai ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë dhe tha se viktimat dhe shtypësit nuk duhet të trajtohen njësoj.
Sharaa argumentoi gjithashtu se HTS duhet të hiqet nga lista e grupeve terroriste dhe mohoi që Siria të kthehet në një version të Afganistanit.
Ai përmendi zhvillimin e universiteteve në Idlib dhe tha se një komitet ligjor do të shkruajë një kushtetutë për të udhëhequr vendin, duke siguruar që çdo lider të ndjekë ligjin.