Shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk më herët ishte shprehur se pret aprovimin e autoriteteve rregullatore për ta lançuar brenda këtij viti.
Tesla ka publikuar axhendën e saj në rrjetin social X për muajt e ngelur të 2024 dhe fillimin e 2025 duke zbuluar se Sistemi i Plotë i Vetëdrejtimit do të jetë i disponueshëm në Europë dhe Kinë brenda tre muajve të parë të 2024.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk më herët ishte shprehur se pret aprovimin e autoriteteve rregullatore për ta lançuar brenda këtij viti.
Në muajin Prill The Wall Street Journal raportoi se autoritetet në Kinë kishte aprovuar lançimin e softuerit në vendin e tyre ndërsa nuk dihet ende situata në Bashkimin Europian.
Tani Musk thotë se shpreson që të marrë lejet e nevojshme brenda 6 muajve të parë të vitit. Softueri FSD nuk është falas dhe blerësit do të duhet të paguajnë për të qenë në gjendje të zhbllokojnë aftësitë e tij gjysmë-autonome të ndihmës së shoferit.
Në SHBA, pronarët e Tesla-s mund ta blejnë softuerin plotësisht për 8,000 dollarë, megjithëse mund të paguajnë gjithashtu një tarifë abonimi prej 99 dollarësh në muaj për versionin e mbikëqyrur.







