Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 379 raste me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin tonë janë 15 mijë e 379 persona të infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars në vendin tonë nga ky virus kanë ndërruar jetë 616 persona.
Mirëpo, bazuar në statistikat e IKSHPK-së, janë gjithsej 13 mijë e 64 persona të cilët kanë arritur të shërohen nga ky virus.
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 699 raste aktive me koronavirus.