Liverpool dhe Everton kanë ndarë pikët në një ndeshje tejet interesante në ‘Anfield Road’.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim prej 1:1 me Evertonin në derbin e Liverpoolit.
Salah në minutën e 42’ me një gol të bukur, kaloi në epërsi Liverpoolin.
Evertonit një pikë ia siguroi Wayne Rooney, që shënoi nga penalltia në minutën e 76’.
Pas 16 ndeshjeve, Liverpool zë pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Everton me 19 pikë renditet në vendin e dhjetë.