Është marrë vendim që seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit të shtyhet për nesër.
Seanca e sotme është ndërprerë dhe kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, seanca do të vazhdojë punimet nesër në ora 17:00”.