Një skatepark lëvizës që udhëton midis kampeve të të zhvendosurve në Gaza po u ofron fëmijëve një mbështetje të rrallë emocionale në një nga krizat humanitare më të rënda në botë, ku trauma dhe dhimbja janë të përhapura.
Mes rrënojave të Qytetit të Gazës, aty ku ndërtesat e shembura dhe betonarmatura e përdredhur dominojnë pamjen, një grup të rinjsh palestinezë kanë kthyer shkatërrimin në një terren të papritur lojërash.
Që prej fillimit të armëpushimit të brishtë më 10 tetor, trajnerët e skateboard-it po zhvillojnë sesione që u japin fëmijëve të traumatizuar momente të shkurtra lirie dhe normaliteti.
“Dikur kishim skateparke në Rripin e Gazës; ishte ëndrra jonë,” thotë trajneri Rajab al-Reifi. “Por fatkeqësisht, sapo e arritëm këtë ëndërr dhe i ndërtuam, erdhi lufta dhe shkatërroi gjithçka.”
Iniciativa e skateboard-it po funksionon në një realitet të vështirë, mes dhunës së vazhdueshme izraelite pavarësisht armëpushimit. /mesazhi






