Skema ofanzive me atë defanzive: Danimarka – Finlanda, formacionet e mundshme

Danimarka dhe Finlanda do e fillojnë Kampionatin Evropian me përballjen mes tyre në kuadër të Grupit B

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Danimarka pritet që në këtë takim të luajë me një skemë 4-2-3-1, duke qenë në sulm që nga minuta e parë.

Në anën tjetër, Finlanda mund të startojë tërësisht në mbrojtje me formacionin 3-5-2, duke pritur për ndonjë gabim në mbrojtjen kundërshtare.

Formacioni i mundshëm i Danimarkës: Schmeichel, Wass, Christensen, Kjaer, Mahele, Hojbjerg, Felaney, Poulsen, Eriksen, Braithëaite, Dolberg.

Formacioni i mundshëm i Finlandës: Hradecky, O’Shaughenssy, Toivio, Arajuuri, Uronen, Kauko, Sparv, Kamara, Alho, Lod, Pukki.

Parashiko dhe fito në lojën e Telegrafi për Euro 2020