Skënderaj, Arbnora Fejza prezanton certifikatën e librit Guinness (FOTO)

Sot në kuvendin komunal të komunës së Skënderajt është prezantuar certifikata e rekordit Guinness që është fituar nga Arbnora Fejza Idrizi.

Fejza është rekordere e këtij libri pasi lulen origami nga letra që e bëri, doli të jetë më e madhja në botë, njofton Klan Kosova.

Arbnora u shpreh shumë e lumtur që ka arritur ta thyej këtë rekord por tregon që ka pasur edhe shumë vështirësi.

“Rruga drejt suksesit ka edhe vështirësi por ëndrra ime për ta thyer këtë rekord ishte shumë më e madhe se sfidat”, ka thënë Fejza.

“Jam krenare që kam arritur me prezantuar Skenderajn dhe Kosovën në librin e rekordeve”, tha mes tjerash Fejza

I pranishëm ishte edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.

“Sot jo vetëm Skënderaj por e gjithë Kosova duhet të mburret me këtë rekord. Drenica përveç se për trimëri tash njihet botërisht edhe me veprën e Arbnorës”, ka thënë Jashari.

Klan Kosova ka përcjellë punën e Arbnorës që nga fillimi e deri tek arritja e rekordit.