Modelet Nothing me germën “a” zakonisht janë më pak të kushtueshme se modelet standarde. Këtu përfshihen edhe kufjet wireless.
Nothing do të lançojë një pajisje të re, Phone 3a Series më 4 Mars. Lajmi vjen një vit pasi kompania Londineze lançoi Phone 2a, i cili është varianti buxhetor i Phone 2 lançuar në 2023.
Modelet Nothing me germën “a” zakonisht janë më pak të kushtueshme se modelet standarde. Këtu përfshihen edhe kufjet wireless.
Por në rastin e Phone 3a, nuk ekziston një model Phone 3. Arsyeja pse është emërtuar Phone 3a është çmimi që sillet në rangun e 350 dollarëve, po aq sa shitet Phone 2a.
Nothing po përgatitet të konkurrojë me brendet lider të smartfonëve me variantin e ri buxhetor. Apple, bazuar në disa raportime, por përgatitet për lançimin e telefonit të saj buxhetor, gjeneratën e katërt të iPhone SE që mendohet se do të ketë një emër tjetër.
Lançimi më 4 Mars i Nothing Phone 3a koinçidon me hapjen e Kongresit Mobil Botëror në Barelonë. Shumë pak dihet rreth telefonit me përjashtim të një imazhi që tregon kamerat e pasme dhe dritat e pasme që janë shndërruar në identitet për smartfonët e kësaj kompanie.







