Instituti hulumtues PEW ka studiuar perceptimin publik të kërcënimit përmes një sondazh që ka kryer në mbarë botën duke anketuar 42 mijë vetë në 38 vende të ndryshme.
DAESH-i shihet si kërcënimi më i madh në 18 vende, veçanërisht në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ndërsa ndryshimi i klimës është një burim i madh shqetësimesh në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Në vend të parë renditet Spanja, ku raporti i atyre që e shikojnë ndryshimin klimatik si kërcënimin më të madh është 89 për qind.
77 për qind e gjermanëve mendojnë se DAESH-i është kërcënimi më i madh për sigurinë.
Në vendin e dytë në Gjermani renditen sulmet kibernetike me 66 për qind, kurse në vendin e tretë vijnë ndryshimet klimatike me 63 për qind.
Renditja e kërcënimeve ndryshon sipas vendeve.
Sipas studimit në fjalë perceptimi i kërcënimeve në Turqi është i ndryshëm nga mesatarja botërore.
Sipas anketës, 72 për qind e njerëzve në Turqi si kërcënimin më të madh shohin politikat ndikimin amerikan.
88% e grekëve dhe 56% e venezuelasve më shumë janë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë botërore.
Migrimin nga vende si Iraku dhe Siria drejt Evropës dy të tretat e polakëve dhe hungarezëve e shohin si një burim shqetësimi.
Përqindja e gjermanëve që e shohin krizën e refugjatëve si kërcënimin më të rëndësishëm të sigurisë është 28 për qind.