Sony PlayStation 5 merr përditësimin e shumëpritur

Living room with a Sony PlayStation 5 home video game console and DualSense controller alongside a television, taken on Novemebr 3, 2020. (Photo by Phil Barker/Future Publishing via Getty Images via Getty Images)

Përditësimi përmban edhe Gamelists, të cilat janë esencialisht direktori për të ruajtur lojërat.

Sony lançoi përditësimin më të fundit global për PlayStation 5 me një funksionalitet të shumë kërkuar: videon 1440p.

Funksionaliteti ka qenë në testim që prej muajit Korrik dhe më në fund do të ofrojë një imazh më të mprehtë sesa 1080p pa qenë nevoja të kalojnë në formatin e rëndë 4K që ndikon edhe në rënien e numrit të frekuencës.

Do të jetë një opsion i mirëpritur sidomos për ata përdorues që kanë rezolucionet 1440p QHD (2560×1440).

Natyrisht monitori ose televizori juaj duhet të mbështesë 1440p/60Hz ose 1440p/120Hz tha Sony. Opsioni është i disponueshëm në menunë “Screen and Video.”

Përditësimi përmban edhe Gamelists, të cilat janë esencialisht direktori për të ruajtur lojërat. Përdoruesit mund të ruajnë deri në 15 Gamelist secila me nga 100 lojëra. /PCWorld Albanian