Sot mot me diell dhe temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell në Kosovë.

“Do të mbajë mot me diell dhe i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. Java e ardhshme do të jetë e ndryshueshme dhe me periudha me reshje