Sot parashikohet dita më e nxehtë në Europën Perëndimore

Temperatura ekstreme rekord u regjistruan një ditë më parë në Belgjikë, Holandë dhe në Gjermani, por më e keqja pritet të shënohet sot në Europën Perëndimore.

Rekord i ri i temperaturës në Gjermani arriti në 40,5 gradë Celsius, rekordi i mëparshëm u shënua me 40,3 gradë Celsius (Kitzingen, 5  korrik 2015).

Gjatë pasdites së djeshme në Holandë, termometri arriti vlerën e 38,8 gradëve Celsius në Gilze Rijen, në jug, pak më vonë në Eindhoven temperatura arriti në 39,2 gradë Celsius.

”Rekordi i fundit daton në 1944, me 38,6 gradë Celsius”, sipas Institutit Mbretëror Meteorologjik holandez.

Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar rritjen e volumit të metalit në disa ura, në Amsterdam dhe Haarlem, duke e bërë të vështirë kalimin.

Punonjësit bashkiakë po përdorim ujë me presion për të ulur temperaturën e metalit të urave.

Ndërkohë televizioni lokal RTV Oost u propozon telespektatorëve ”një shikim të freskët” të programacionit të tij, me transmetim livestream të peizazheve të mbuluara me dëborë./atsh