Sot do të përfundohet rinumërimi i 117 kutive të numërimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Sot do të përfundojë rinumërimi i të gjitha kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi për lajmi.net.
Ai më tej ka sqaruar procedurat për certifikimin e rezultateve përfundimtare.
“Pas kësaj, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, ka shtuar Elezi.