Sot shënohet Dita Kundër Korrupsionit

Sot shënohet Dita Kundër Korrupsionit.
Me këtë rast në kryeqytet janë parapa aktivitete të ndryshme kundër korrupsionit nga organizatat e shoqërisë civile.

Në sheshin “Skënderbeu”, në ora 10:30, me mbështetje të USAID-it, do të zhvillohet aksioni simbolik “Rosa e verdhë viziton Kosovën”, për të përcjellë mesazhin për luftimin e korrupsionit.

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit” do të mbajë një takim me redaktorët e mediave, me ç’rast do të shpalosin agjendën e aktiviteteve kushtuar kësaj jave.Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do ta hapë ekspozitën me fotografi dhe video, të titulluar “Faji i korrupsionit”.

Me këtë rast do të shpërblejë edhe tri vendet e para, në ceremoninë që do të mbahet në Parkun Arkeologjik të Kosovës në ora 12:00.Ndërsa, prej orës 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Lëvizja FOL do ta shfaqë performancën “Hupja fijen korrupsionit”Kjo datë shënohet anembanëbotës me aktivitete të ndryshme, sidomos në ato vende ku korrupsioni vlerësohet të jetë më i lartë.