Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke njoftuar se mbledhja do të mbahet të shtunën, më 31 janar 2026, duke filluar nga ora 10:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllyr procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i votimit./







