Sot zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Evropës

Villarreali dhe Manchester Unitedi do të luajnë sot (e mërkurë) për trofeun e dytë më të vlefshëm për klubeve evropiane, atë të Ligës së Evropës.

Gara e dytë më e madhe ekipore evropiane po shkon drejt fundit, pasi sot zhvillon finalen e madhe dhe zbulon fituesin e trofeut.

Klubi spanjoll, Villarreal dhe ai anglez Manchester Unitedi do të takohen mes vete në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00.

Sikurse ‘Nëndetësja e Verdhë’ me në krye ‘ekspertin e garës’ Unai Emery, ashtu edhe ‘Djajtë e Kuq’ me Ole Gunnar Solskjaer janë gati dhe duan trofeun.

Kjo finale do të zhvillohet në ‘Stadion Miejski’ në Gdansk të Polonisë dhe pritet t’i ketë deri në 9500 tifozë të pranishëm.