Southgate mbetet në Angli deri më 2024

Gareth Southgate, trajneri aktual i Anglisë, ka nënshkruar kontratë me kombëtarën deri në vitin 2024.

Kontrata e tij parashihej të përfundonte pas përfundimit të Botërorit “Katar 2022”, në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, kombëtarja ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Southgate duke zhdukur kështu mundësitë që trajneri të jetë i lirë deri më 2024.

Në një deklaratë të publikuar nga Asociacioni i Futbollit, Southgate ka thënë se është i lumtur që do të vazhdojë të udhëheq me kombëtarën e Anglisë.

“Jam i kënaqur që Steve dhe unë kemi qenë në gjendje të zgjasim qëndrimin tonë në rolet tona përkatëse”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesja e Anglisë e ka konfirmuar qendrimit e Southgate te Tre Luanët.