Spanja do t’u ofrojë grave të punësuara tri ditë pushim gjatë ciklit menstrual

Angela Rodriguez

Spanja do të bëhet shteti i parë perëndimor i cili do të ofrojë “pushim menstrual” për gratë që punojnë.

Qeveria spanjolle pritet ta aprovojë javën e ardhshme masën e re, sipas së cilës, gratë e punësuara do të kenë mundësi të marrin tri ditë pushim në muaj për shkak të ciklit menstrual, ka bërë të ditur një radio spanjolle të mërkurën.

Disa shtete të tjera në botë tashmë e kanë miratuar një masë të tillë, përfshirë Japoninë, Korenë Jugore, Indonezinë dhe Zambinë.

Sekretarja e shtetit për Barazi kundër Dhunës Gjinore, Angela Rodriguez, ka bërë të ditur një paketë të masave për të garantuar shëndetin menstrual, dhe rikuperimin e shëndetin riprodhues.

“Të drejtat në lidhje me shëndetin menstrual nuk janë diskutuar kurrë dhe të dhënat janë rrëqethëse. Një në katër gra nuk mund të zgjedhë produktet e higjienës femërore që dëshiron të blejë për arsye financiare. Prandaj ne propozojmë që ato të shpërndahen pa pagesë në qendrat arsimore dhe sociale”, ka thënë Rodríguez për El Periodico.

Koha e pushimit synon të jetë në dobi të grave që vuajnë nga periudha veçanërisht të dhimbshme.

Rodríguez ka njoftuar gjithashtu për planet e saj që Spanja të bëhet lidere në zhvillimin e pilulës kontraceptive mashkullore, e cila mund të fillojë testimet te njerëzit që në korrik, sipas studiuesve në Universitetin e Minesotës. /koha