Spanjë, gratë nesër hyjnë në grevë të përgjithshme

Gratë në Spanjë nesër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas do të hyjnë në grevë të përgjithshme, si ato që punojnë poashtu edhe gratë amvise, raporton Anadolu Agency (AA).

Të tubuarat rreth të ashtuquajturit Komisioni i 8 Marsit, feministet spanjolle paralajmëruan protesta masive në rrugët në mbarë vendin ku gratë spanjolle do të ngrenë zërin kundër dhunës, abuzimit, pabarazisë dhe të gjitha llojeve të diskriminimit me të cilën gjinia e butë përballet në botë.

Në deklaratë thuhet se numri i grave viktima të dhunës seksuale rritet çdo ditë dhe se pozita e grave në shoqëri po përkeqësohet.