Imcakja e zhurmshme e PS-së pranon përgjegjësinë për pushtetin kult të Edi Ramës
Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Elisa Spiropali tha se nuk do largohej nga kljo parti dhe se akti i përjashtimit ishte nul.
“Nuk kam arsye të largohem. U bëj thirrje të gjithë socialistëve, jo kthimit pas në reminishencat e 1974, por ata që besojnë që PS dhe e majta shqiptare i kanë rrënjët te Fan Noli dhe jo te Koçi Xoxe.
Dje në mbledhjen e grupit parlamentar 40 vetë as e kanë ngritur dorën, kishte një legjitimim të një vendimmarrjeje individuale”, tha Spiropali.
Ajo i bëri një skaner të ashpër pushtetit të Ramës, pa e përjashtuar veten nga përgjegjësia, njëherësh duke bërë një parashkim të zymtë.
“Kam dhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit, të konsoliduar ekstremisht në një dorë, të partisë, qeverisë dhe të pushtetit të një njeriu.
Nuk dua të bëj parashikuesen, por më keq do të shkojë nëse ne nuk duam të reformohemi”, tha ajo. /tesheshi


