Spotify dëbon mijëra këngë të gjeneruara nga AI

Spotify dhe Apple reaguan duke hequr këngët nga libraritë e tyre. Figura të njohura të industrisë kanë ngritur kambanat e alarmit për impaktin e këngëve të gjeneruara prej AI.

Spotify ka fshirë mijëra këngë nga kompania AI e gjenerimit të muizikës Boomy. Tha se ka fshirë 7 përqind të këngëve krijuar nga sistemet e startupit.

Universial Music raportohet ti ketë thënë Spotify the shërbimeve të tjera madhore se ka identifikuar aktivitet të dyshimtë në këngët e Boomy. Me fjalë të tjera ka dyshime se robotë po përdoren për të shtuar numrin e dëgjimeve dhe gjeneruar të ardhura për ngarkuesit e këngëve.

Spotify paguan komisione tek artistët dhe mbajtësit e të drejtave të autorit sipas numrit të dëgjimeve që punët e tyre marrin.

Muzika e gjeneruar prej AI pushtoi titujt e lajmeve muajin e kaluar pasi një këngë e cila përmbante zërin e Drake dhe The Weeknd u bë virale.

Universal Music Group, që përfaqëson të dy artistët, pretendonte se përdorimi i zërit të dy këngëtarëve për të trajnuar sisteme gjeneruese AI ishte shkelje e ligjeve të të drejtave të autorit.

Spotify dhe Apple reaguan duke hequr këngët nga libraritë e tyre. Figura të njohura të industrisë kanë ngritur kambanat e alarmit për impaktin e këngëve të gjeneruara prej AI.

Boomy, që u hap në 2021, ju mundëson përdoruesve të gjenerojnë këngë sipas kërkesave me tekst që bëjnë përdoruesit.

Gjatë fundjavës kompania tha se kishte kuruar disa këngë të reja nga artistë të Boomy në Spotify.

Boomy thotë se ka krijuar 14,554,448 këngë ose afro 14 përqind të muzikës së regjistruar në mbarë botën. Në uebsajtin e saj thuhet se përdoruesit mund të krijojnë këngë origjinal në pak sekonda dhe ti ngarkojnë në platformat streaming dhe të paguhen kur njerëzit i dëgjojnë ato.