Stadiumi i stërmbushur për prezantimin e Ronaldos

Po pritet një ceremoni madhështore për prezantimin e Cristiano Ronaldos te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” është stërmbushur me tifozë, të cilët me padurim po presin ta shohin yllin portugez në fushë me fanellën e ekipit të tyre.

Ceremonia tashmë ka nisur dhe po duket madhështore, ndërsa tifozët në tribuna po mbajnë fotografi të Ronaldos.

37-vjeçari ditë më parë iu bashkua ekipit nga Arabia Saudite.