Ballina Lajmet Rajon dhe Botë STAMBOLL – Rreth 6 000 migrantë të ndaluar në një javë

STAMBOLL – Rreth 6 000 migrantë të ndaluar në një javë

Autoritetet në Turqi kanë ndaluar javën e fundit 5 979 persona në përpjekje për të kaluar kufijtë dhe për të shkluar drejt vendeve të Bashkimit Europian ose të hyjnë në vend pa dokumente të rregullta, ku 791 prej tyre janë ato kapur në det.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, në të njëjtën periudhë u arrestuan gjithashtu  edhe 178 trafikantë të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore.

Nga marrëveshja e kontestuar me Brukselin në mars 2016, numri i migrantëve dhe refugjatëve që vijnë nga Turqia në baza ditore BE-ja, veçanërisht Greqia, është zvogëluar në masë të madhe.

Në tetë muajt e parë të vitit, autoritetet e Ankarasë kanë regjistruar një ulje prej 37% të numrit të migrantëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017./