Statuja e HOXHËS, shitës i qumështit në Turqi

Statuja e Imam Sütçü çlirimtar i provincës Maraş

Pas rënies së Halifatit Osman, Franca hyri në qytetin Kahramanmaraş në Turqinë jugore, në atë kohë të gjitha gratë turke mbanin mbulesë në kokë.

Gjenerali francez që menaxhonte qytetin, pa gratë turke të veshura me mbulesë dhe u tha atyre: Halifati juaj ka ikur, dhe tani jeni nën sundimin francez, prandaj hiqeni mbulesën. Gratë nuk pranuan të hiqnin mbulesën e kokës.
Kështu ai zgjati dorën për t’i hequr mbulesën një gruaje dhe pranë tij ishte një burrë turk që shiste qumësht, ai ishte: Sütçü Imam (süt: qumësht, sütçü: shitës qumështi).
Në këtë rast shitësi i qumështit (një hoxhë) i nxitur nga besimi i tij, dhe nga xhelozia e muslimanit për gratë muslimane mori pistoletën nga brezi i gjeneralit dhe e vrau me të.
Pas këtij incidenti, u ngrit një kryengritje masive që çoi në dëbimin e armikut francez dhe çlirimin e qytetit Kahramanmaraş.
Më vonë, u ngrit një statujë me emrin (Sütçü Imam, çlirimtar i provincës Maraş), në të cilën shfaqej imazhi i një gruaje të mbuluar, gjenerali që mbante mbulesën në dorë dhe heroi, hoxha, që e vrau me pistoletë.
Historia e heroit, imamit mësohet në shkolla sot e kësaj dite.
Ekziston një universitet në Turqi i quajtur (Sütçü Imam).
Si dhe shumë organizata dhe fondacione bamirësie mbajnë emrin e tij.
Zoti e mëshiroftë HOXHËN