Buka kujt i takon vjehrrës apo nuses?!

Kjo grua e moshuar që kishte diplomuar në këtë moshë më ktheu sa vite pas duke mi kujtuar shumë gra egjiptiane të cilat nuk njihnin moshë për studime.
Nuk dua të bëj krahasime dhe dallime sepse secili popull ka përparësitë e veta, ka zhvillimin e vet dhe të metat e mangësitë e veta të themi.
Dikur ka pasë shumë arsye që gjyshet dhe nënat tona skanë pasë mundësi sikur sot të avancohen diku dhe të përparojnë sepse ato kanë luftuar të themi për kafshatën e gojës dhe nuk ka qenë ky standart i sotshëm!
Ndjej keqardhje shpesh herë për shumë gra tonat të cilave sa kanë qenë të reja si vajza shumë punë u kanë kryer baballarët e vëllezërit, pasi janë martuar burrat, e kur janë plakur djemtë!
Shpesh ndodh të dëgjosh që edhe barrnat që i pinë kthehen e pyesin nusen si e patën emrin?
Dobësitë e grave tona, nënave tona e kam vërejtë kur kam qenë në haxh, kur u përktheja diçka, madje kur duhej të japin ndonjë nënshkrim sa të ngurta që dukeshin ( pa dallim moshe).
Nuk po them se gjitha janë të njejta, ka dallime çdoherë por po flas në përgjithsi populli ynë gjegjësisht gratë ende nuk kanë zhvillim personal sa duhet, sepse prioritet kanë çdoherë më shumë gjërat të cilat doemos duhet ti njohë një grua, siç janë fshisa, gjella, pitja, kuzhina, e të ngjajshme.
Arsimimit dhe zhvillimit të saj i jepet pak prioritet dhe kështu rrisim gjenerata të domestosit dhe pites se sa të librit dhe mësimit!
Mos harrojmë se asnjë shoqëri dhe asnjë popull nuk është ngritur ndryshe përveçse duke studjuar, ndërsa ne sikur të jetojmë edhe kushedi se ku ska lidhje, sërish temë diskutimi mbetet: “kujt i takon buka vjehrrës apo nuses”! “Prind duhet me ndejt me djalin e madh apo me të voglin” , ” Bijat sa net duhet me bujt te baba dhe a ju takon hise” dhe fatkeqsisht ende skemi ardhë në një përfundim stabil!
Nusja madje edhe po qe e diplomuar në çfarëdo sfere qoftë, asaj poena do ti jep kuzhina, veshja, frizura dhe në fund ose fare dituria që posedon!
Askush sflet për dije, shumica skemi libra, skemi literaturë, fëmijët tanë kanë dro dhe bezdi nga literatura e lirë..
Duhet të kemi kujdes se me çfarë edukate i edukojmë gjeneratat e reja, kujt i japim prioritet dhe me çka të mendojnë ato se ngriten, çka të synojnë, zhvillohen dhe bëhen të mirat e këtij rrethi ku jetojnë!

Emine Bajrami