Badar Khan Suri, studiues në Universitetin Georgetown, i cili u lirua nga paraburgimi për emigracion më 14 maj, ka shprehur shpresën që edhe studentët e tjerë të ndaluar, përfshirë Mahmoud Khalil, të lirohen së shpejti.
Në një deklaratë, ai tha se “gjeti sërish jetën” kur pa fëmijët e tij pas dy muajsh “trishtimi, humbjeje dhe dhimbjeje.”
“E harrova çdo vuajtje kur i përqafova… Shpresoj që shumë shpejt Mahmoud të përqafojë djalin e tij dhe që të gjithë studentët e tjerë të ribashkohen me të dashurit e tyre,” u shpreh ai.
Mahmoud Khalil, banor i përhershëm në SHBA dhe student në Columbia University, është arrestuar më 8 mars dhe mbahet në një qendër paraburgimi në Luiziana. Ai nuk ka mundur të jetë i pranishëm në lindjen e djalit të tij në Nju Jork.
Bashkëshortja e Khan Suri, Said Maphaz Saleh, tha se do të vazhdojë përpjekjet për lirimin e Khalil dhe të tjerëve:
“Gëzimi ynë nuk është i plotë. Nuk mund të festojmë me zemër të qetë ndërsa Mahmoud Khalil mbetet pas hekurave, i paaftë të mbajë në krahë foshnjën apo të qëndrojë pranë gruas së tij, që me siguri po përballon një barrë të padurueshme në mungesë të tij… Nuk do të pushojmë derisa Mahmoud dhe çdo shpirt i pafajshëm pas atyre mureve të jetë i lirë.” /mesazhi








