Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stuhi në Adriatik me dallgë mbi shtatë metra

Stuhi në Adriatik me dallgë mbi shtatë metra

Moti i keq ka përfshirë gjithashtu bregdetin kroat të Dalmacisë, në lindje të Adriatikut, me det të stuhishëm për shkak të erërave të forta dhe me dallgë që arrijnë mbi shtatë metra lartësi, raporton media lokale.

Për shkak të vështirësive ekstreme të lundrimit janë pezulluar lidhjet detare nga Spliti me shumë ishuj të Adriatikut duke përfshirë Hvarin, Korçulën dhe Braçin.

Erëra  të forta dhe shirok, që arrijnë deri në 150 kilometra në orë, të shoqëruara nga shira të rrëmbyer, kanë provokuar përmbytje të shumta në Kroaci./ ATSH-ANSA