Suarez: Nuk duhet fajësuar Valverde për humbjen ndaj Atletico

Luis Suarez ka mbajtur anën e Ernesto Valverde, pas humbjes së Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Ylli i katalanëve, Suarez, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, i cili tashmë po përballet me kritika të reja, pas dëshpërimit në Arabinë Saudite.

Uruguaiani ka dhënë mendimin se Valverde nuk është personi për t’u fajësuar, pas dështimit ndaj Atleti.

“Valverde nuk është personi për t’u fajësuar, gabimet ishin tonat dhe ne nuk duhet t’i bëjmë ato” ka thënë Suarez pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk e di nëse ato janë humbje që na ndihmojmë të rritemi, por kjo humbje tregon se ka gjëra për t’u përmirësuar” ka shtuar tutje lojtari.

E ardhmja e Valverde tashmë është vënë në një pikëpyetje edhe më të madhe. Raportohet se bordi drejtues i Barcelonës do të mblidhet të hënën.