Suedia mposht dhe eliminon Poloninë nga “Euro 2020”, kualifikohet si lider

Suedia është kualifikuar në fazën tjetër të “Euro 2020” si lider i grupit E.

Suedezët fituan në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë me rezultat 3 – 2, shkruan lajmi.net.

Pas vetëm dy minutave lojë, Forsberg kaloi Suedinë në epërsi me një gol të bukur (2′).

Minutat në vazhdim ishin mjaftë interesante me dy skuadrat që kërkonin golin, por assesi s’ia dolën, kësisoj shkuan në pushime me rezultat 1 – 0.

Edhe në pjesën e dytë, Forsberg realizoi sërish falë një super asistimi të Kulusevskit (59′).

Nga një kundër aksion i shpejtë, Polonia u rikthye në lojë përmes Lewandowskit që realizoi eurogol nga distanca pas vetëm dy minutave (61′).

Polonia gjeti golin edhe përmes Swierczok, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Në fundin e ndeshjes, doli në skenë prapë Lewandowski që shënoi golin e fundit për Poloninë në këtë Kampionat Evropian (84′).

Derisa, pritej përfundimi i ndeshjes, në skenë doli Caleeson që vulosi fitoren e Suedisë dhe i ndihmoi të kualifikohen si lider të grupit (90+4).

Kësisoj, Polonia eliminohet nga “Euro 2020”, derisa Suedia kalon tutje me shtatë pikë