Suksesi dhe dështimi – Autor Dr. Mustafa Sibai (r.a)

Dr. Mustafa Sibai

Saktësia e një ideje nuk është arsye e mjaftueshme për fitoren e saj.
Si dhe korrektësia e metodës nuk nënkupton patjetër triumfin.
Natyra e së vërtetës nuk është domosdoshmërisht dëshmi e mekembjes së saj, përveç nëse e gjithë kjo shoqërohet me:
• Bartes besnikë
• Liderë të zgjuar
• Roje vigjilentë
• Armë në nivelin e sfidës me të cilën ballafaqohet.

E vërteta mund të jetë me juve por ju nuk dini te arrini me të, sepse ju nuk zotëroni manovrimet me të nëpër kthesat e rrugës për të shmangur ngërçet dhe për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur atë që dëshironi me të.
E kota mund të jetë me tjetrin, por ai e ka veshur atë me petkun e së vërtetës.
Pastaj ai zotëron nisjen me të dhe është kreativ në përdorimin e mjeteve të duhura, për ta shtyrë përpara derisa ta çojë atje ku duhet të arrijë e drejta.

Dr. Mustafa Sibai (r.a)

Përshtatur nga arabishtja
Korab Hajraj