Sulm me bombë gjatë namazit të Bajramit në Jemen, disa të vdekur

Si pasojë e një sulmi me bombë gjatë namazit të Kurban Bajramit në qytetin Marib të Jemenit humbën jetën 7 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake mësohet se forcat Husi kanë vendosur në objektiv ushtarët jemenas të cilët po falnin namazin e Bajramit në rajonin Sarvah në perëndim të qytetit Marib.

Më tej thuhet se si pasojë e sulmit me bombë humbën jetën 7 ushtarë ndërsa 11 të tjerë janë plagosur.

Lëvizja Husi rajonin Sarvah e llogarit si një nga linjat e rëndësishme në mbrojtjen e kryeqytetit Sana dhe përreth saj kanë shumë zona nën kontroll./Mesazhi/