Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm i armatosur në Irak, 9 të vdekur

Sulm i armatosur në Irak, 9 të vdekur

Së paku nëntë persona janë vrarë gjatë një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë në një shtëpi në provincën irakiane Anbar, raporton Anadolu Agency (AA).

Majori i ushtrisë irakiane, Jamal al-Halbusi, për AA tha se një grup i sulmuesve të armatosur kreu sulm mbi shtëpinë banimi të një nga luftëtarët e milicisë shiite Hashd al-Shaabi.

Sulmi ndodhi në lindje të Ramadisë, ndërsa forcat irakiane të sigurisë pohojnë se prapa këtij sulmi qëndron organizata terroriste DEASH.

Sulmuesit ishin në uniforma të maskuara. “Në mesin e viktimave ishin tre vëllezërit, përfshirë prijësin e fisit Abu mari”, tha Al-Halbusi.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.