Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm islamofobik ndaj një xhamie në Holandë

Sulm islamofobik ndaj një xhamie në Holandë

Ndaj një xhamie në qytetin Hagë të Holandës, është kryer sulm islamofobik nga një grup i lëvizjes anti-islam dhe emigracion PEGIDA, raporton Anadolu Agency (AA). 

Nga Lëvizja PEGIDA, vendosi pankartë dhe manekin që përmban fyerje ndaj profetit Muhammed në portën e xhamisë AS Soennah ku shkojnë marokenët. 

Kryetari i xhamisë AS Soennah, Abdelhamed Taheri, në deklaratën për AA tregoi se gjërat që janë vendosur para xhamisë i ka vërejtur pasi është drejtuar për në shtëpi pas namazit të mëngjesit. 

“Xhemati u frikësua nga kjo pamje. Pas një kohe të shkurtër policia erdhi dhe e hoqën pankartën dhe manekinin”, tha ai. 

“Që nga mëngjesi shumë muslimanë vijnë në xhami dhe pyesin se ‘çfarë mund të bëjmë’. Ndajnë shqetësimin e tyre në lidhje me ngjarjen. Mundohemi t’i qetësojmë njerëzit. Nga ky sulm i fundit njerëzit janë prekur”, u shpreh Taheri duke treguar se sulmi është bërë ndaj personit të cilin muslimanët e duan më së shumti. 

Ai tha se sulmi është bërë nga PEGIDA, e cila veten e përshkruajnë si “Evropianët atdhedashës kundër islamizimit të Perëndimit”. 

Taheri theksoi se sulmet e mëparshme ndaj xhamisë i kanë njoftuar tek zyrtarët qeveritarë, por se kjo çështje nuk është ndër prioritetet e qeverisë. 

Kryetari i xhamisë shtoi se sulmi nuk është bërë vetëm ndaj xhamisë së tyre, por të gjithë muslimanëve.