Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm me thikë në Gjermani, të paktën 15 të plagosur

Sulm me thikë në Gjermani, të paktën 15 të plagosur

Një njeri i armatosur me thikë ka sulmuar pasagjerët e një autobusi në Lubecck, në Gjermani.

Paraprakisht mendohet se janë të paktën 15 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, sipas të cilave, agresori duket se është një iranian rreth 30 vjeç që është arrestuar nga policia.